Ina provon teatrin, Vin Bejleri: Ka aktorë që ende lëpihen

“Kur ikën macja” është komedia e autorëve britanike Xhon Mortimer dhe Brajan Kuk, e cila nis premierën këtë të shtunë në teatrin Aleksander Moisiu në Durrës. Teatri Shëtitës Çajupi sërish ka zgjedhur një tjetër vepër të suksesshme për t’i sjellë të qeshura publikut shqiptar.  Në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Romir Zalla, Ina Kollçaku dhe Ervin Bejleri për të folur pikërisht për shfaqjen.  Ata na zbuluan detaje nga ngjarjet e komedisë, ku mes tjerave nënvizuan se është një “kurth” për publikun.

“Publiku në rradhë të parë do teatrin se sa është i dhënë pas një zhanri të caktuar. Publiku e kërkon teatrin sot më shumë se kurrë pas periudhës që kemi kaluar për shkak të pandemisë. Publiku jonë teatër-dashës është njëlloj i interesuar si për komedinë, si për dramë dhe çdo lloj zhanri”, tha Romiri.

I pyetur nga Ermali nëse e sheh kastin me të cilin luan në skenë Ervin Bejleri tha: “Unë jam natyrë që i jap shumë rëndësi kastit, nuk jam aktor që më mjafton që më japin një pjesë për të luajtur dhe aty stopohen ose varet kush është regjisori. Lidhem me pjesën, regjisorin por dhe partnerët e mi, aktroët me të cilët dialogojë”.

Ai shtoi se deri tani në të gjitha shfaqjet që ka luajtur aktorët që ka punuar janë aktorë që i ka dashur dhe i do, ndërkohë që ata që do të ketë partnerë në skenë duhet të jenë profesionistë.

Suprizë e shfaqjes ishte Ina Kollçaku që e kemi parë në televizion por asnjëherë në skenën e teatrit. Ajo tha se më parë kishte pasur ftesa edhe për seriale por i kishte refuzuar, ndërkohë që telefonata e Kiços për të qenë pjesë e komedisë e kishte surpizuar. Ina nënvizoi se në fillim kishte ndjerë frikë sepse asnjëherë nuk ka pranuar të jetë pjesë e projekteve jashtë profilit të saj.

Ajo ndan me ne bisedën me Kiço London regjisorin e shfaqjes: Të them të drejtën kur lexova veprën fillova të kisha dyshime që pse isha zgjedhur unë, dhe përballja e parë ishte pak e egër me Kiçon i thashë: “dëgjo ti me kë zgjedhur mua në këtë vepër sepse ke nevojë për një bjonde që do të zhvishet.  Një pyetje shumë e çuditshme që më bëri Kiço ishte “me cilin aktor ke qef që të luash në skenë”; “po nuk e di, nuk e kam menduar”, i them; “Po me cilin aktor nuk e ke problem të puthesh?”. I thashë:  “Ti po më pyet nëse dua të puth ndonjë aktor? Nuk e kam problem fare, s’kam ndonjë dëshirë që të puth”

Ermali i pyet nëse ka puthje në shfaqje, Ina i përgjigjet se: Puthje ka por unë nuk do të puth. Ka disa puthje”. Të tre u përgjigjën që ka artistë që i vuajnë skenat e puthjes, femra dhe meshkuj sepse nuk arrijnë të ndajnë artistiken dhe njerëzoren.

Në fund Ina shtoi se e kishte me merak paragjykimin jo nga publiku më shumë se sa nga kasti i aktorëve me të cilët duhet të luaja, por ishte mirëpritur shumë mirë nga të gjithë dhe është çdo ditë duke mësuar prej tyre.


Shtuar 14.03.2022 18:20