I shqetësonte zhurma, shteti ndalon përdorimin e altoparlantit në xhami
Në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, shteti ka vendosur të ndalojë përdorimin e altoparlantëve në xhamitë e vendit pasi banorët e qarkut të Niarugenge janë shqetësuar nga faljet pesë herë në ditë të myslimanëve.

Sipas BBC, një zyrtar i komunitetit mysliman kritikoi vendimin duke thënë se mund të ulej volumi i zërit, ndërkohë qeveria ka bërë me dije se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.

Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.

Ndërkohë muajin e kaluar rreth 700 kisha u mbyllën pasi nuk kishin vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori