I shpëtoi jetën gruas së tij, alpinisti vdes pasi shtypet nga shkëmbi gjigant
Andrew Foster dhe gruaja e tij Lucy e kishin pasion ngjitjen në male.

Por mesa duket ky pasion është kthyer në një tragjedi shkruan Albeu.com.

Alpinisti britanik u copëtua nga një shkëmb i madh me përmasat e një apartamenti teksa po përpiqej të shpëtonte jetën e gruas së tij.

Andrew Foster, 32 vjeç u shtyp nga shkëmbi që peshonte rreth 1000 ton.

Ata ishin duke kaluar nëpër një shteg kur ai e shtyu poshtë gruan e tij dhe u godit nga shkëmbi që u shkëput nga 200 metra lartësi dhe shkaktoi vdekjen e alpinistit.

Lucy momentalisht është nën kujdesin mjekësor dhe ajo vetëm pëshpërit se Andrew i shpëtoi jetën. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2017, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori