I shpërtheu në xhep cigarja elektrike, burri digjet në mënyrë të llahtarshme

Një ngjarje e tmerrshme i ka ndodhur një 37 vjeçari nga Anglia, Darren Wilson.

Atij i shpërtheu në xhep cigarja elektronike duke shkaktuar një djegje të gradës së tretë.

Wilson, babai i 3 fëmijëve, iu desh t'i nënshtrohej disa operacioneve në lëkurës pasi acidi i baterisë së cigares, iu përhap në të gjithë trupin e tij.

Vetë darren ka treguar se ngjarja ndodhi aq papritur dhe ndjeu sesi lëkura e tij u shkri duke rrezikuar edhe humbjen e këmbës së majtë.

Për këtë ai tani nuk mund të ecë dhe ka nevojë të rrijë edhe shumë kohë në spital.

Shpërthimi i cigareve lektrike ka ndodhur tashmë disa herë dhe për këtë kompania ka dhënë disa shpjegime.

"Çdo zjarr është hulumtuar tërësisht për të kuptuar arsyet që çuan në incident dhe për të kufizuar mundësinë që këto lloje të pajisjeve elektrike të ndodhin përsëri", tha një zëdhënës i E-cig. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori