I riu në Gjermani vret gjyshen dhe 2 policë
Një 24-vjeçar ka vrarë sot gjyshen e vet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes ka shtypur me makinë dy oficerë të policisë.

Oficerët kanë vdekur në vend nga plagët e marra, raportuan mediat gjermane.

Policia në shtetin gjerman, Brandenburg, ka thënë se kishin filluar ta kërkonin të dyshuarin, identiteti i të cilit s’është zbuluar, pasi kishin gjetur trupin e gjyshes 79-vjeçare sot në qytetin Muellrose, në lindje të Berlinit afër kufirit me Poloninë.

Zëdhënësi i policisë lokale, Ingo Heese, tha se i dyshuari i kishte shtypur oficerët në një pikë kontrolli, raporton agjencia e lajmeve “dpa”.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në paraburgim pak pas incidentit, por nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori