I qëllon vetes dhe të dashurës për t'i shpëtuar policisë, 39 vjeçari bie në koma (VIDEO)
Një amerikan i arratisur nga burgu është në koma pasi qëlloi veten dhe të dashurën e tij në kokë pasi u rrethua nga policia në Tajlandë.

Bart Allen Helmus ishte së bashku me të dashurën Sirinapha Wisetrit kur policia ju afrua pranë kufirit të Kamboxhias.

Për të mos u kapur, 39-vjeçari qëlloi veten dhe Wisetrit në kokë. Helmus, një tregtar i dyshuar droge u dërgua në spital. Atij ju ndal zemra por u rikthye në jetë nga mjekët. Ndërsa 31-vjeçarja i mbijetoi plagëve dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Çifti, që përballej me dënim me vdekje për trafik droge, organizuan një arratisje të dhunshme nga një gjykatë në Tajlandë gjatë një përleshje me armë të hënën.

Sipas mediave, një 20-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi çiftin të arratisej duke i furnizuar me armë dhe thikë.

Shtuar më 08/11/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori