I përfshirë në kultivimin e narkotikëve, akuza të rënda ndaj presidentit Vuçiç
Një serrë me marijuanë, është zbuluar në Serbi para një viti pas vizitës nga disa përfaqësues të qeverisë.

Sipas opozitës serbe, pas arrestimit të pronarit të serrës, ai i ka telefonuar vëllait të presidentit Vuçiç.

Kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç.

Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marijuanës në një fermë në Jovanicë.

Ai theksoi se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të nddhë sa më shpejt,” transmeton abc news.

Si pasojë e protestave në Beograd dhe akuzave të opozitës për cilësinë e dmokracisë në vend, në Serbi ka nisur një process ndërmjetësimi, i mbështetur nga të dërguarit e parlamentit europian.

Partitë e minoritetit nuk duan të shkojnë në zgjedhje deri në momentin që do të garantohet një process transparent zgjedhor.







Shtuar më 10/12/2019, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori