E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
I nxehti ekstrem po shkatërron Europën
Europa perëndimore po ballafaqohet me valën e dytë të nxehtësisë këtë verë.

Metereologët parashikojnë se në ditët e ardhshme, i nxehti do të përfshijë edhe Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën.

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Claire Nullis, tha se tha se valët e nxehtësisë "janë pasojë e ndryshimeve klimatike'.

Pjesa më e madhe e Francës ka lëshuar alarm portokalli – niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit. Qyteti francez i Bordosë është goditur nga temperatura më e lartë, që nga fillimi i regjistrimit të temperaturës nga ana e njeriut. Të martën, në këtë qytet francez është regjistruar temperatura 41.2 Celcius.

Të dhënat nga fundi i shekullit të 19-të tregojnë se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur me rreth një shkallë që nga industrializimi.

Një institut klimatologjik në Potsdam, Gjermani, thotë se pesë verat më të nxehta të Evropës, që nga viti 1500 kanë qenë të gjitha në shekullin e 21-të.
Shtuar më 24/07/2019, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori