Shërbimi meteorolog në Greqi paralajmëron se vendi do të përballet me temperatura të larta gjatë 48 orëve në vijim.
Ditën e sotme, në disa zona të Greqisë,
kryesisht në Peloponez, temperaturat do të luhaten nga 38 deri në 40 gradë
Celsius.
Ndërsa të mërkurën, në Greqinë jugore dhe qëndrore termometri do të regjistrojë
vlerat 40-42 gradë
Celsius.
Kurse duke filluar nga dita e enjte, meteorologët parashikojnë që të ketë një zbritje të ndjeshme të temperaturave.
Vlerat maksimale nuk do të kalojnë 33 gradë
Celsius.
Kryesisht në veri të Greqisë, do të ketë stuhi dhe erëra të forta.
Shtuar më 09/07/2019,
ora 13:52