Polici vrau 7-vjeçaren në Himarë, protestuesit ndezin qirinj para Ministrisë

Një protestë madhështore është duke u zhvilluar në kryeqytet për vrasjen e vajzës 7-vjeçare nga një polic në Himarë.

Qytetarët e shumtë fillimisht janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme ku kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit Çuçi, madje në një moment ka pasur edhe përplasje me policinë.

Protestës iu bashkuan me vonë edhe Berisha e Meta, por që nuk u pritën mirë nga protestuesit që kërkuan që politika të përfshihej në këtë protestës.

Më pas protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë, ndërsa nga Ministria kanë mbetur pas vetëm disa qirinj të ndezur nga protestuesit./albeu.com