I ngacmoji të dashurën, theret turisti (VIDEO)
Një turist australian është therur me thikë në gjoks, vetëm pak sekonda pasi kishte pickuar një grua në një klub nate në kryeqytetin e Tajlandës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jaydon Sienkiewicz, 21 vjeç, ishte duke u argëtuar me babanë e tij australian dhe nënën e tij tajlandeze dhe tetë njerëz të tjerë në klubin e natës Mixx Discotheque, në Walking Street në Pattaya.

Rreth orës 4 të mëngjesit, Jaydon shkoi i vetëm në banjë dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur ai qëndron pranë një tavoline afër së cilës një grua tajlandeze gjendet në krahët e të dashurit të saj.

Ndërkohë, pasi pickon gruan, i dashuri i vajzës përpiqet të afrohet për ta goditur Sienkiewicz, por ndalohet nga e dashura e tij.

Gjithsesi, ai në një moment arrin t’i afrohet duke pasur në dorë një që supozohet të jetë një thikë dhe e godet z. Sienkiewicz.

Tre njerëz e tërheqin burrin nga Z. Sienkiewicz, pas së cilës gjë ata shkëmbejnë edhe disa fjalë mes tyre.

Pas kësaj, bëhet e ditur se Z. Sienkiewicz u dërgua në Spitalin e Pattaya para se policët arritën, duke vuajtur nga humbja e gjakut dhe dëmtimi i organeve.

Ai tani është në një gjendje të mirë.

Shtuar më 08/06/2018, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori