I kishte tmerr arkivolët, familja i bën një varrim ndryshe (FOTO LAJM)

Ai i kishte tmerr arkivolet dhe makinat e varrimit, ndaj kur u nda nga jeta familja e tij vendosi që t’i bënte një varrim ndryshe.

49 – vjeçari Gordon Thorpe, nga Lancanshire, Britani, u përcoll për në banesën e fundit me një arkivol me dritare prej xhami në mënyrë që të “mund të shihte qiellin”, ndërsa gjatë gjithë rrugës ai u shoqërua nga fëmijët e tij, të cilët lëviznin me biçikletë.

E gjithë kjo ceremoni ndryshe u organizua nga bashkëshortja e 49 – vjeçarit, baba i 6 fëmijëve, i cili humbi betejën me kancerin.

Sëbashku me 3 vajzat e saj të vogla, bashkëshortja e tij Donna i kaloi 20 minutat duke biseduar me trupin e pajetë të Gordon, me të cilin kishte 10 vjet martesë, shkruan TvKlan.

Gordon e kishte tmerr idenë e varrimit dhe nuk fliste kurrë për këtë. Ishte i tmerruar vetëm nga mendimi i të qenit i mbyllur në një kuti. Ai nuk kishte qejf as makinat e funeraleve, ndaj kur erdhi puna për të bërë varrimin e tij, doja që të realizoja diçka që do t’i pëlqente. Ai kishte një arkivol me dritare prej xhami që të mund të shihte qiellin blu, rrezet e diellit dhe zogjtë, ndërkohë që ne e shoqëronim me biçikletë gjatë gjithë rrugës që të mos ishte vetëm“, rrëfeu gruaja për mediat britanike.
Shtuar më 08/07/2017, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori