Gjykata Supreme e Tajvanit shpalli fajtor një dentist 41-vjeçar për t’i paguar nënës së tij shumën prej 626 000 dollarësh për rimbursimin e shpenzimeve prej saj për rritjen dhe arsimimin.
Juridiksioni më i lartë i ishullit vlerësoi se ky burrë, i identifikuar me mbiemrin e familjes Chu, duhet të respektojë kontratën që ka
nënshkruar me të ëmën 20 vite më parë, ku zotohej se do ta rimbursonte borxhin.
Pala paditëse, e identifikuar me emrin Lo kishte rritur krejt e vetme dy
fëmijët e saj pasi u divorcua me bashkëshortin e saj në vitin 1990.
Ajo zotëronte një klinikë
dentare.
Nga frika se askush nuk do të kujdesej për të gjatë ditëve të pleqërisë, Lo kishte
nënshkruar së bashku me dy djemtë e saj, rreth moshës 20 vjeç, një kontratë përcaktuese ku djemtë duhet t’i paguanin 60 për qind të fitimit neto të të ardhurave në këtë klinikë
dentare, në vlerën e 25 milionë dollarëve tajvanezë.
Megjithëse sipas traditës kineze,
fëmijët duhet të kujdesen për prindërit e tyre në moshë të thyer, çështjet e braktisjes së personave të moshuar dhe të lënë pa burime të ardhurash janë në qendër të debateve gjatë viteve të fundit, deri aty sa disa kërkojnë një ligj që parashikon dënime me burg kundër të rriturve që nuk kujdesen për prindërit e tyre të moshuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018,
ora 16:00