I kërcënuar për jetën? Kreministri kanadez del në publik me antiplumb
Pas informacioneve se kwrcwnohej pwr jetwn, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forcat të shumta sigurie në një tubim elektoral.

Nga ana tjetër, policë të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium, hera e parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore gjashtë-javore për zgjedhjet e 21 tetorit.

Skenat ishin pothuajse të papara në historinë e fundit politike kanadeze, e cila ka qenë jashtëzakonisht paqësore.

CBC citoi burime pa emër brenda Partisë Liberale të Z. Trudeau të thoshin se ai veshi jelekun antiplumb në fushatë pasi ishte kërcënuar.

Policia nga ana tjetër nuk ka pranuar të komentojë.

Shtuar më 13/10/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori