I kaloi vdekja dy herë pranë, gruaja shpëton për mrekulli (VIDEO)
Një video e pabesueshme është publikuar në internet, në të cilën shihet një grua e cila po kalon rrugën në vizat e bardha.

Në momentin që gruaja vendos të kalojë, pranë saj kalon një makinë me shpejtësi dhe gruaja i shpëton përplasjes brenda sekondave.

Ajo vazhdon të kalojë ndërsa makinat nuk e ulin shpejtësinë për kalimtaren, e njëjta gjë i ndodh përsëri me një makinë tjetër, gruaja i shpëton vdekjes për një fije floku, përcjell albeu.com.

Të gjithë ata që e panë videon, u shprehën se ishin me zemër në dorë, nga frika se gruaja po aksidentohej.

Por ajo që u vu re ishte qetësia me të cilën ecte gruaja pa u trembur aspak, a thua se ajo hasej cdo ditë me një situatë të tillë dhe nuk i bëntë përshtypje. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori