I hoqi orës bateritë që familja ta kuptonte kur i dha fund jetës
Një adoleshente është vetëvrarë mbrëmjen e djeshme në Angli.

Pranë trupit të saj ata kanë gjetur një orë me bateritë e hequra që vajza e ka lënë që familja e saj ta dijë kur ka vdekur.

Leah Hook, 16 vjeç, qëndroi në shtëpi gjatë pushimeve të Pashkëve, ndërsa familja e saj shkoi për një udhëtim me biçikleta shkruan albeu.com.

Kur u kthyen, e gjetën atë të varur .
Prindërit të shokuar janë përpjekur ta çojnë në spital edhe pse ajo kishte vdekur me kohë.

Babai i Leas, Riçard, i tha policisë: "Ajo nuk donte të vinte me ne dhe thoshte se kishte shumë për të studiuar por paska kërkuar një mundësi.

Lea kishte tymosur kanabis para vdekjes së saj dhe sipas autopsisë kishte ndodhur për herë të parë.

Ajo ishte një vajzë e cila i donte shumë kafshët, një vajzë e bukur dhe shumë punëtore, -janë shprehur prindërit të cilët akoma nuk e gjejnë dot shkakun që e shkaktoi këtë tragjedi. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori