Nga ndjekja si nëpër filma te vendosja e GPS, arrestohet i “forti” në Pogradec, historia e inateve të vjetra me Eris Çekanin

Ka rënë në prangat e policisë Mario Xhangolli, i “forti” i Pogradecit, i cili ishte shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndryshme, kanosje si dhe për dhunë fizike e aksidentim me dashje.

Rasti i fundit është ai i18 prillit ku Xhangolli bashkë me dy vëllezërit Syzo kanë ndjekur dhe kërcënuar 39-vjeçarin, Eris Çekani.

Ata përplasën me automjetin e tyre tip ‘Hummer’, makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari Eris Çekani.

Pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin. Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e dy vëllqezërve Syzo me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Kujtjmë se kjo ngjarje nuk është aspak rastësore. Një histori me sherre dhe inate të vjetra, fshihet pas.

Pak muaj më parë, Çekani është përfshirë në një sherr me disa persona. 5 të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”.

Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë, Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe një tjetër janë larguar nga vend i ngjarjes me një makinë tjetër.

Eris Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga personat e lartpërmendur. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç tyre

Njoftimi i policise

Pogradec Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndodhura muajt e fundit, në Pogradec. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me DVP Tiranë. Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (vëllezër), kanosi 2 qytetarë dhe dëmtoi me sende të forta automjetet e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të shpallur në kërkim, falë bashkëpunimit me DVP Tiranë dhe shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “ëanted”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: M. Xh., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit B. S. dhe S. S. (vëllezër, të shpallur në kërkim), më datë 01.03.2023, kanë kanosur një 37-vjeçar, të cilit i dëmtuan edhe xhamat e automjetit. Gjithashtu më datë 18.04.2023, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçari, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja.

Polica po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, shtetasve B. S. dhe S. S., me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com/