Italia kaloi një ditë të frikshme dje me 620
raste të reja me koronavirus si edhe 49 të vdekur duke e çuar numrin e fataliteteve në 197.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se personat që vdesin nga
koronavirusi janë kryesisht të moshuar rreth 80 vjeç dhe me sëmundje të tjera.
Kapja nga
koronavirusi në fakt rëndon gjendjen e tyre shëndetësore duke sjellë edhe insufiçencë respiratore.
Mjekët janë konstatuar se raporti mes të prekurve nga
koronavirusi dhe të vdekurve është 4.25 për qind, një shifër më e lartë kjo nga mesatarja botërore e cila i ka shqetësuar mjaft
autoritetet vendase.
Rajoni më i prekur është ai i Lombardisë ku virusi u përhap brenda pak ditësh, ndërsa aktualisht
raste pozitive janë raportuar nga e gjithë Italia.
Shtuar më 07/03/2020,
ora 10:00