Sipas burimeve, janë disa lojtarë të cilët e konsiderojnë Barcelonën destinacionin e tyre prioritar.
Robert Lewandowski
Polaku i kërkoi agjentit të tij të refuzojë PSG-në dhe Chelsea sepse ai dëshiron të luajë për Barcelonën.
Angel Di Maria
Argjentinasi është gati të refuzojë Juventusin, prioriteti i tij është kalimi te Barcelona. 34-vjeçari argjentinas do të jetë më rehat në Spanjë, madje mund ta mbyllë karrierën si lojtar i Barçës.
Jules Kunde
Qendërmbrojtësi ishte afër bashkimit me Chelsea përpara se Barcelona të shfaqte interesin e saj. Tani ai dëshiron të luajë në skuadrën e Xavi.
Bernardo Silva
Lojtari është gati të largohet nga Man City këtë verë. Edhe vitin e kaluar, ai mund të kishte përfunduar në La Liga, Barcelona është një prioritet.
Rafinha
Braziliani mund të përfundojë te Chelsea ose Arsenal, këto janë planet e tij B dhe C, respektivisht. Objektivi numër një mbetet transferimi te Barcelona. /albeu.com/