I ftohti arktik pritet të përfshijë Evropën lindore në orët në vazhdim
Evropa lindore dhe sidomos Ballkani po përgatiten për një vale të ftohti arktik që do të mbërrije në orëtvijim deri në Adriatik.

Fundjava e parë e vitit të ri do të sjellë dëbore dhe ngrica në të gjithë Italinë, ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi të forta ere.

Duke nisur nga republikat baltike fronti i ftohte po përparon drejt Mesdheut dhe do të përfshijë gjithë Ballkanin deri në brigjet Italianë në anën tjetër të Adriatikut. Erëra të ftohta, ngricë dhe dëborë do jetë kryefjala e ditëve në vijim.

Temperaturat pritet të shkojnë në -20 gradë ne territoret evropiane që do të preken nga kjo vale i ftohti, ndërkohë parashikohen reshje dëbore deri në kuota të ulëta.

Ekipe te tera emergjence janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e motit te ftohte, i cili vitet e kaluara ka shkaktuar jo vetëm probleme në qarkullimin rrugor dhe atë ajror por edhe viktima. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori