I dhuruan Lamborghini të bardhë, Papa Françesku habit me sjelljen e tij (FOTO LAJM)
Papa Françesku mori një
Lamborghini të bardhë si një dhuratë të mërkurën - por ai nuk do ta përdorë atë në rrugët e Vatikanit.
Lamborghini Huracan i dhuruar, i cili normalisht kushton rreth 200 mijë dollarë, nuk do të përdoret nga
Papa por do të shitet dhe paratë do të shkojnë për të donacion, përcjell albeu.com.
Vatikani tha se të gjitha paratë do të shkonin në projekte për të
ndihmuar të krishterët të ktheheshin për të rindërtuar shtëpitë e tyre në rajonet e Ninive të Irakut të shkatërruara nga militantët e Isis.
Ata gjithashtu do të shkojnë për të
ndihmuar viktimat femra të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit të detyruar dhe dy grupeve italiane që ofrojnë shërbime mjekësore në Afrikën Qendrore.
Për më tepër
Papa bëri një nënshkrim mbi Lambo dhe kështu e bekoi atë për këdo që do e blejë./albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017,
ora 12:10