I dha 7-8 gota dhe e mori në shtëpi, muzikanti p*rdhunon studenten në gjumë
Një muzikant në një kolegj prestigjioz përdhunoi një vajzë studente, pas një nate që kaluan jashtë. Benjamin Williams-Stacey, 25 vjeç, akuzohet për ‘përfitimin’ nga besimi që i dha vajza, pasi ajo ra në gjumë ndërsa ishte dëhur pas një parti mes studentësh.

Kjo u dëgjua sot nga Gjykata e “Cardiff Crown”, ku po shqyrtohet çështja në fjalë. Williams-Stacey është duke studiuar në Kolegjin Mbretëror Uellsian të Muzikës dhe Dramës, ish kolegji ku kanë ndjekur mësim edhe yje si Sir Anthony Hopkins, Rob Brydon dhe Ruth Jones.

Prokurori Roger Griffiths tha se vajza kishte pirë shtatë deri në tetë gota gjatë gjithë natës, madje ishte në mesin e atyre që pinin edhe kanabis në oborr dhe e përshkroi veten si “jashtëzakonisht të dëhur”. Benjamin Williams-Stacey, 25 (foto jashtë gjykatës) – muzikant, në kolegjin prestigjioz të dramës, përdhunoi vajzën pasi ajo pranoi të shkonte te shtëpia e tij e të flinte, në gjendje të dëhur.

Duke e përshkruar incidentin e pretenduar në intervistën e saj me video, ankuesja tha se ajo ‘thjesht qëndroi e qetë’ gjatë incidentit. Kur u pyet mbi arsyen pse ajo nuk tha asgjë gjatë incidentit, vajza u shpreh: Isha e frikësuar, thjesht doja që ajo të mbaronte.

Williams-Stacey u arrestua pasi iu bë testi i ADN-së, që rezultoi pozitiv. Studenti dhe muzikanti nga Roath ndoqi leksionet atë mëngjes por u informua për pretendimet e vajzës dhe më pas u arrestua kur u kthye në shtëpi.

Williams-Stacey mohon përdhunimin, kurse gjyqi vazhdon.

Shtuar më 09/09/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori