I burgosuri serb vret gruan në qelinë e burgut

Pëlqej
Një i burgosur në Nish te Serbise e vrau gruan e tij, gjatë vizitës që kjo e fundit i bëri burgut ku vuante dënimin bashkëshorti i saj.

Ivan Milovanoviç, 35-vjeç, ishte i dënuar me 3 vjet e 10 muaj për shkak të trafikut me lëndë narkotike.

Por, ai është tërbuar kur ka mësuar se gruaja e tij, Bojana Baçeviç do të emigronte dhe do ta linte të vetëm.

E, për këtë shkak besohet se Milovanoviç e ka vrarë bashkëshorten.

Ai e vrau atë në dhomat ku takohen çiftet, ku nuk kishte as roje dhe as kamera sigurie.

Rojet, kur arritën, e gjetën gruan të vdekur.

Kjo ishte e katërta herë që Milovanoviç vuante dënim me burg./albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori