I biri i themeluesit te Hamasit spiun i Izraelit
Albeu.com
I biri i njërit prej themeluesve të organizatës militante palestineze, Hamas, ka spiunuar për agjencinë izraelite të inteligjencës, Shin Bet, ka njoftuar sot gazeta izraelite, Haaretz.
Sipas kësaj gazete, agjentët izraelitë kanë arritur të parandalojnë me dhjetëra sulme, falë ndihmës së Mosab Hassan Yousefit 32 vjet, të birit të Sheikut Hassan Yousef.

Falë informatave të tij, Izraeli ka arritur të arrestojë Ibrahim Hamidin, dikur shef ushtarak të Hamasit në Bregun Perëndimor dhe të Abdullah Barghutit, i cili akuzohet për sulme me bomba kundër Izraelit.

Gjithashtu thuhet se Yousef ka luajtur një rol edhe në arrestimin e Marvan Barghutit, zyrtar i lartë i lëvizjes Fatah, i cili konsiderohet si arkitekt i kryengritjes së dytë palestineze, e cila shpërtheu në vitin 2000.

Artikulli është shkruar duke u bazuar në disa fragmente të librit “I biri i Hamasit”, bashkautor i të cilit është edhe Yousef, i cili para një dekade është konvertuar në të krishterë dhe jeton tani në Californi.
Shtuar më 24/02/2010, ora 21:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori