I biri i Gadafit do të gjykohet nga libianët
Qeveria e re e Libisë mund të gjykojë Saif al-Islamin” kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp Shefi i Gjykatës Ndërkombtare për Krime, Luis Moreno-Okampo. Në këtë konferencë të mbajtur në Tripoli, Okampo tha se ishte e rëndësishme për Libinë që Saif al-Islami të gjykohet brenda Libisë.

"Libia tani ka ngritur qeverinë e saj të re dhe ajo kanë të drejtë të gjykojë Saif al-Islamin dhe Abdulah al-Senusin këtu. Në pajtueshmëri me rregullat tona, gjykimi duhet të bëhet nga sistemi kombëtar. Nëse ata kryejnë procedurën, gjykata nuk do të ndërhyjë”, tha Luis Moreno-Okampo.

Ndërkohë ai është shprehur se autoritetet vendase do të kishin asistencën e ndërkombëtarëve për gjykimin e Saif al-Islam të birin e Muamar Gadafit. /albeu.com/

Shtuar më 23/11/2011, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori