Një diplomat i lartë
amerikan tha në seancat dëgjimore se Presidenti
Trump pyeti drejtpërdrejt dhe në mënyrë personale në lidhje me një
hetim ndaj rivalit të tij demokrat Joe
Biden.
Në dëshminë e mëparshme të padëgjuar, Bill Taylor, i cili aktualisht ushtron detyrën si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në në Ukrainë, ka rrëfyer sesi
Trump kishte kërkuar informacion sekret në lidhje me
hetimin ndaj Joe
Biden shkruan albeu.com.
Trump është akuzuar se ka ndaluar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën në mënyrë që t'i bëjë presion presidentit të ri të vendit për të shpallur një
hetim korrupsioni ndaj
Biden, për të manipuluar në këtë formë garën presidenciale të vitit 2020.
Presidenti
amerikan Donald
Trump mohon çdo akuzë dhe e ka quajtur
hetimin që ka ngritur Taylor si “persekutim”. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019,
ora 08:49