Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, momenti kur autori largohet i vetëm me motor (FOTO LAJM)

Sot, është ekzekutuar me armë në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit, biznesmeni Ardian Nikulaj.

Pas ngjarjes, është publikuar një foto ku shihet autori teksa largohet nga vendngjarja me motor.

Kujtojmë se 51-vjeçari ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Shërbimet e policisë, kanë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes./albeu.com