I akuzuari per Bombein deklarohet fajtor
Albeu.com
Një pakistanez i akuzuar se është sulmuesi i vetëm që nga mbetur gjallë nga sulmet e vitit të shkuar në Bombei, është deklaruar fajtor para gjykatës. Mohammed Ajmal Kasab, shtetas pakistanez, e pranoi rolin që ka luajtur në sulmet e nëntorit të vitit të shkuar në qytetin indian.Gjatë këtyre sulmeve në disa pika të qytetit humbën jetën 166 persona.
Ai po ashtu i dha gjykatës hollësi të udhëtimit nga Pakistani dhe të sulmeve në stacionin hekurudhor të Bombeit.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyu z. Kasab të ndryshonte tani deklarimin para gjykatës.
Më herët ai kishte këmbëngulur vazhdimisht se nuk ishte fajtor për 86 kuzat që ngrihen mbi të- mes të tjearve për vrasje dhe për luftë ndaj indisë.
Z. Kasab mund të dënohet me vdekje nëse rrëfimi i tij pranohet dhe gjykatësit vendosin t'i japin dënimin maksimal.
Mohammad Ajmal Amir Qasab, 21 vjeçar, u arrestua në ditën e parë të sulmeve dhe që atëherë mbahet nën arrestin e autoriteteve indiane.
Në paraqitjen e parë para gjykatës ai dukej i qetë dhe i relaksuar.
Por së fundmi ai shpërtheu në të qara kur një dëshmitare tregoi zhvillimet e dhunshme që ndodhën gjatë tri ditëve nga fundi i nëntorit.
Sulmet çuan në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Indisë dhe Pakistanit.
India ka akuzuar për sulmet luftëtarët e grupit të nxjerrë jashtë ligjit në Pakistan, Lashkar-e-Taiba.
Menjëherë pas sulmeve, Pakistani nuk pranoi asnjë lloj përgjegjësie për sulmet, por më vonë e pranoi se sulmet ishin planifikuar në territorin e tij. /bbc/
Shtuar më 21/07/2009, ora 16:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori