Hyrja për në zonën Shengen, vetëm 7 euro
Pëlqej
Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të detyrohen prej vitit 2021">2021 të marrin leje për hyrje në hapësirën Shengen,përmes internetit nga BE-ja, duke paguar shtatë euro.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë si pjesë e masave që do të hyjnë në fuqi në vitin 2021">2021.

Kjo do të përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë nevojë të kërkojnë një vizë hyrëse në zonën Shengen, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, thanë zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Pas bërjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim të shkojë në zonën Shengen brenda 96 orëve do të marrë një përgjigje, përkatësisht 96 orë pasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse është e nevojshme për verifikim shtesë të të dhënave.

Leja për udhëtim do të jetë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas një shpjegimi të masave brenda sistemit Ethias. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori