Hyri me gjoksin jashtë, nëna e dy fëmijëve turpërohet keq nga stjuardesa
Një 31-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është detyruar të zbresë nga avioni me të cilin do të udhëtonte për shkak të veshjes.

Harriet Osborne u përzu, pothuajse me dhunë nga avioni për shkak të dekoltesë shumë të hapur që kishte atë ditë.

Sipas The Sun, disa pasagjerë ishin ankuar tek stafi se mund të shihnin gjithçka poshtë bluzës-tyl që ajo mbante veshur.

31-vjeçarja, nga ana tjetër, u shpreh se ishte kujdesur që të mbulohej si duhej.

Duke kujtuar episodin e dhimbshëm, Harriet tha se njëra prej stjuardesave i tha në sy të të gjithë pasagjerëve se ‘nuk kishte për ta lejuar të udhëtonte me ato rroba që mbante veshur’.
Shtuar më 02/07/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori