Një vajzë e zemëruar ka goditur të
dashurin për
vdekje pasi e akuzoi që ka qëndruar
lakuriq me disa
femra të tjera në një pishinë të nxehtë.
Christopher Pearson hoqi të brendshmet e tij dhe u fut në
pishinën e një shtëpie që po zhvillohej një festë në Hucknall të Nottinghamshire. Aty hynë edhe dy
femra të tjera që ishin me të brendshme.
Sapo i pa, Demi Harris bërtiti nga dritarja duke i thënë: "Mos guxo! E ke seriozisht që po hyn
lakuriq në një pishinë me
femra të tjera?".
21-vjecarja doli jashtë e nevrikosur dhe u përball me të
dashurin. Sipas gjykatës, ajo hyri brenda dhe mori një thikë me të cilën preu energjinë elektrike duke shkaktuar ndaljen e dritave dhe muzikës.
Pak minuta më vonë, theri për
vdekje të
dashurin. Djali u dërgua me urgjencë në spital me dy të therura në stomak por humbi jetën gjatë operacionit.
Ende nuk është vendosur dënimi për Demi Harris.
Shtuar më 05/10/2018,
ora 21:40