Hungaria tërheq rezervat e arit nga Londra
Hungaria tërheq rreth 3 tonë të rezervave të arit nga Londra.
Vendimi për kthimin e rezervave të arit në Hungari, në vlerë prej 130 milionë dollarë, u shpjegua me shkaqe të sigurisë, me qëllim që këto rezerva të jenë të mbrojtura në rast të ndonjë krize potenciale gjeopolitike.

Banka qendrore e Hungarisë ruan rezervat e arit që nga themelimi i saj në vitin 1924. Sasia e arit hungarez është rritur në vazhdimësi, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Sasia më e madhe e arit ishte në vitet e 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar, 60 apo 70 tonë. Banka më pas vendosi të ul rezervat e arit në nivelin më të ulët të mundshëm. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë rojtarët më të madh të arit në botë.

Hungaria ka një prej sasive më të vogla të arit, në krahasim me shtetet tjera të Europës Qendrore.

Që nga viti 1992, aktivitetet e Budapestit qëndruan stabile, pasi që Banka Qendrore as nuk ka blerë, e as nuk ka shitur rezervat e veta të arit. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori