Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pëlqehet lojtari i Chelsea

Real Madrid nuk po mendon vetëm për sulmin, tashmë ata po mendojnë edhe për të rregulluar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas raportimit nga “Mirror”, “Los Blancos” ka piketuar yllin e Chelsea, Reece James. Lojtari i lindur në 99’, deri më tani ka grumbulluar 6 gola dhe 7 asiste në 31 ndeshje për këtë sezon.

Agjentët e Reali e kanë vrojtuar djaloshin të paktën 9 herë këtë sezon, dhe duket qartazi se spanjollët e kanë seriozisht për të.

Vlera e James aktualisht është 55 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.04.2022 15:42