Ja kur liberalizohen vizat e Kosovës me Hungarinë
Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, ka thënë se liberalizimi i Kosovës me Hungarinë do të vijë menjëherë pas kalimit të Demarkacionit në Kuvend.

"Në vitin 2014-2015, shteti që përfaqëson Markusz, ka shërbyer si pikë transiti për rreth 2 milionë emigrantë ilegalë, në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë të Kosovës", shkruan sot "Koha Ditore".

Lidhur me iniciativën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Markusz ka thënë se janë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë kundërshtuar transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve ligjore.

Ai ka theksuar se veprimet e njëanshme nuk janë të mira, veçanërisht kur ka tension të situatës. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori