Hungaria fillon ndërtimin e një muri të ri
Pas murit në kufurin me Serbinë, Hungaria nisi ndërtimin e një tjetër muri kundër emigrantëve, këtë herë në kufi me Slloveninë.

Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovac bëri të ditur lajmin, duke thënë se për momentin policia dhe ushtarët janë impenjuar për të sistemuar gardhe me gjemba në vendkalimin Tornjisentmiklos-Pince.

Ndërkohë 500 emigrantë po qëndrojnë në një varrezë të Kishës Ortodokse në tokën e askujt mes Serbisë dhe Kroacisë.

Policia kroate sot bllokoi hyrjen e tyre nga Serbia, pranë Tovarnik, një ndër pikat kufitare kyçe të hyrjes së emigrantëve në rrugën e tyre drejt Europës Perëndimore.

Fluksi i emigrantëve kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani ka shkaktuar tension mes dy shteteve Serbisë dhe Kroacisë, të cilat kritikojnë njëra tjetrën në lidhje me mbylljen e kufijve dhe të trafikut.

Kroacia akuzon Serbinë se po i drejton emigrantët drejt kufijve kroatë në vend të orientimit të tyre më në veri drejt Hungarisë.
Shtuar më 24/09/2015, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori