Humbje e madhe, ndahet nga jeta ish-kryeministri
Politika indiane është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, Atal Behari Vajpayee.

Ai mbylli sytë në moshën 93 vjeçare, teksa ishte duke u trajtuar për sëmundjet e lidhura me moshën në spitalin AIIMS, të Delhi.

Vajpayee ishte një nga anëtarët themelues të partisë Hindu nacionaliste Bharatiya Janata (BJP), e cila aktualisht qeveris Indinë.

Konsiderohet si një gjigant i politikës indiane, ai shërbeu si kryeministër tri herë në mes të viteve 1996 dhe 2004 dhe luajti rol në që India të bëhej një fuqi globale bërthamore.

Gjatë mandatit të tij të dytë si kryeministër në vitin 1998, ai e befasoi botën duke njoftuar se India kishte kryer një sërë testesh bërthamore nëntokësore.

Ishte hera e parë që India kryente teste bërthamore që nga viti 1974.
Shtuar më 16/08/2018, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori