Humb Merkel
Albeu.com
oalicioni në pushtet konservativ-liberal nën udhëheqjen e kancelares gjermane Angela Merkel ka shënuar humbje të keqe në zgjedhjet e sotme lokale në landin Reni verior-Vestfalia dhe në këtë mënyrë ka humbur ...... shumicën në dhomën e epërme të parlamentit federal Bundesrat, tregojnë rezultatet e para të zgjedhjeve.

Sipas raporteve të rrjetit publik gjerman ZDF, Unioni Kristian-Demokrat (CDU) ka fituar 34 për qind të votave, kurse liberalët në koalicion me të 6.5 për qind.
Sipas TV ARD, CDU-ja ka fituar 34.5 për qind, ndërsa liberalët FDP 6.5 për qind të votave, kështu që dyja bashkë nuk do të mund të formojnë koalicion.

Sipas këtyre rezultateve socialdemokratët opozitarë (SPD) kanë fituar 34.5 për qind të votave, Të Gjelbrit 12.5, ndërsa e majta gjashtë për qind, duke kaluar kësisoj pragun për hyrje në parlamentin lokal.

Nëse rezultatet paraprake konfirmohen, atëherë kancelarin mergel e presin vështirësi të mëdha me rastin e miratimit të reformave kyçe në fushën e tatimeve, shëndetësisë, kursimit dhe arsimit. Duket sikur zgjedhësit e kanë dënuar kancelarin Merkel për shkak të ndihmës së miratuar për Greqinë në lartësi prej 22.4 miliardë eurove.
Shtuar më 09/05/2010, ora 23:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori