Në burg apo në Dubai? Valdrin Sahiti kapet me drogë në aeroport, ku është stilisti i njohur

Prej mbrëmjes së djeshme në media po thuhet se stilisti shumë i famshëm shqiptar, Valdrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë, sipas KosovaNews.

E njëjta media raporton se Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Policia Turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Ndërkohë në rrjetet e tij sociale, duket se Sahiti po mohon këto lajme duke pretenduar se është në Dubai për eventin e tij rreth modës.
Stilisti ka publikuar disa foto e video nga Dubai ku e kemi parë shpeshherë edhe më parë./albeu.com/