Çfarë ndodh nëse Shqipëria nuk paguan 110 milionë euro gjobë? Paralajmëron Becchetti

“Unë kam fituar arbitrazhin dhe kam të drejtë të dëmshpërblehem. Dëmet u shkaktuan nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria e tij…”

Biznesmeni italian, Fracesco Becchetti ka zbuluar se çfarë do të ndodh nëse Shqipëria nuk do t’i paguajë atij 110 milionë euro dëmshpërblim pas humbjes së gjyqit në arbitrazh.

Në një intervistë, Becchetti u shpreh se nëse Shqipëria nuk i paguan atij borxhin atëherë vendi ynë nuk do të mund të marrë dot më hua nga Banka Botërore.

“Në bazë të nenit 53 dhe 54 të Konventës ICSID qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është përfundimtar, i detyrueshëm dhe qq duhet të zbatohet si një vendim i formës së prerë nga gjykatat shqiptare.

Para vendimit të Komitetit të anulimit qeveria shqiptare ka konfirmuar shprehimisht angazhimin për të paguar nëse Komiteti i anullimit do të kishte refuzuar kërkesën. Konfirmimi u shkruajt nga avokatët amerikanë të Shqipërisë  dhe u nënshkrua si marrëveshje zyrtare nga ana e Avokaturës së Shtetit.

ra, jemi akoma këtu shkelja e së drejtës ndërkombëtare vazhdon akoma nga qeveria Rama, por duhet të kenë kujdes sepse mospagimi i një vendimi ICDSID lidhur me shpronësimin në bazë të Manuali i Operimit do të përcaktonte pamundësinë për Bankën Botërore të rinovimit të huasë për Shqipërinë,” tha Becchetti