Plas sheshit droga në Mallakastër, 46-vjecari e mbjell në oborr

Një 46-vjecar ka rënë në pranga e policisë ditën e sotme në Mallakastër, pasi iu gjetën në oborrin e shtëpisë të kultivuara disa bimë kanabisi.

Po ashtu u ndalua edhe një 32-vjeçar, pasi dyshohet si bashkëpunëtori i 3 personave të arrestuar dje po në Mallakastër, pasi u kapën duke kultivuar fidanë narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier, Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H., 46 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos. Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Shtuar 28.05.2020 08:14