HRW: Rusia, vetëm fjalë për të drejtat e njeriut
Atmosfera e të drejtavenjeriut në Rusi mbetet "thellësisht negative" pavarësisht retorikës pozitive nga autoritetet. Në raportin vjetor të Human Rights Watch-it theksohet se angazhimet me fjalë të presidentit Medvedev, lidhur me të drejtat e njeriut, nuk janë mbështetur me veprime konkrete në mbështetje të shoqërisë civile.

Raporti nënvizon se aktivistët e të drejtavenjeriut, në veçanti ata në rajonin e Kaukazit të Veriut "mbeten të pambrojtur ndaj kërcënimeve dhe sulmeve", përfshi dhe akuzat ligjore.
Shtuar më 24/01/2011, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori