Hoxhaj: Serbia nuk e do integrimin në BE, ja çfarë synon
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një intervistë për medien kroate "Hina", ka thënë se Serbia nuk e do integrimin në Bashkimin Europia, pasi ka si syim të dominojë Evropën juglindore duke shkaktuar tensione konstante me vendet fqinje, duke përfshirë Kroacinë.

"Serbia në stilin rus dëshiron ta krijojë një sferë të ndikimit në rajon duke demonstruar rolin dhe fuqinë e saj në Bosnje dhe Hercegovinë përmes Republika Srpskas, në Kosovë përmes popullatës serbe në veri, në Mal të Zi dhe po ashtu në Maqedoni, madje duke nxitur tensione të vazhdueshme edhe me Kroacinë", ka thënë ministri Hoxhaj.

Lidhur me mundësinë e shpërthimit në mundshëm të luftës në Ballkan pas konflikteve të përgjakshme të viteve '90, Hoxhaj nuk beson se mund të ndodhë një gjë e tillë.

"Hina" shkruan gjithashtu edhe për përvjetorin e nëntë të pavarësisë së Kosovës dhe se Beogradi nuk e ka njohur ende pavarësinë e saj si dhe për incidentin me trenin serb i cili kishte një mbishkrim "Kosova është Serbi". /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori