Hosni Mubarak dënohet me tre vite burg
Ish- presidenti Hosni Mubarak është dënuar nga një gjykatë egjiptiane me tre vite burg me akuzën e shpërdorimit të fondeve publike ndërsa dy djemtë e tij, Alaa dhe Gamal janë dënuar me katër vite burg.

Të tre janë gjobitur me 3 milionë dollarë dhe janë urdhëruar që të ripaguajnë 17.6 milionë dollarët, që akuzohen se kanë vjedhur. 86- vjeçari është po ashtu në gjyq për abuzim me pushtetin dhe për vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të vitit 2011, që sollën rrëzimin e tij.Ai është gjetur fajtor në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2012, së bashku me ish- Ministrin e Brendshëm, Habib al- Adly, dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. /albeu.com/

Shtuar më 21/05/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori