HORROR/ Vranë e masakruan shoqen e ngushte sepse ishte më bukur se ato
Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Rusi, ku dy 16-vjeçare akuzohen se kanë torturuar, kanë shpërfytyruar dhe mëpas kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë.

Kjo për arsyen e cuditshme sepse u dukej shumë arrogante dhe më tërheqëse se ato.

Autoritetet ruse e gjetën trupin e 17-vjeçares Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur, ku shoqet e kishin çarë me copa xhami, e kishin rrahur dhe e kishin mbytur.

Polica beson se torturat çnjerëzore i janë bërë për shumë kohë, derisa i ka dhënë vdekjen duke e mbytur.

17-vjeçarja Viktoria Averina u gjet me fytyrën e copëtuar nga autoritetet në një fabrikë të braktisur.

Ndërsa, njëra nga shoqet ka rrëfyer se e kanë joshur shoqen te vendi i ngjarjes, ku njëra pastaj e ka mbajtur, tjetra e ka goditur derisa e kanë lidhur.

Tashmë dy-16-vjeçare po mbahen në burg si të dyshuarat kryesore, pasi njëra prej tyre ka rrëfyer krimin makabër.

Tre vajzat ruse, me flokë të kuqe viktima, Viktoria Averina.
Shtuar më 18/07/2019, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori