HORROR/ Nëna lind foshnjën me kokë të shkëputur nga trupi (VIDEO)
Një ngjarja aspak e zakontë i ka ndodhur një gruaje e cila priste tu bënte nënë. Kagio Kgatla, 19 vjec e cila ishte gjashtë muajshe shtatëzë dhe priste fëmijën e saj të parë, u tmerrua kur vuri re që koka e foshnjës ishte shkëputur.

Asaj ju desh të priste edhe 24 orë përpara se të linde pjesë tjetër të trupit të foshnjës.

E reja synon të padisë spitalin Tambo në Boksburg, Afrikën e Jugut, ku ajo pësoi tmerrin e hidhur.

Znj. Kgatla tha se mjekët e kishin paralajmëruar se foshnja e saj ka gjasa të ketë disa anomali, citon "Daily Mail".

Por, ajo kishte thënë se ishte e gatshme të kujdesej për fëmijën përkundër ‘vështirësive’ të parashikuara.

Zyrtarët e spitalit thuhet se kanë insistuar, duke i thënë 19 vjeçares se foshnja e saj "kishte mundësi shumë të vogla" mbijetese. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori