Horror në Moskë, gruaja del në rrugë me kokën e prerë të një fëmije (FOTO-VIDEO)

Gruaja me koken e femijes ne rruge
Skena horrori janë verifikuar këtë të hënë në Moskë, ku një grua, ndoshta kujdestare fëmijësh, ka mbërritur në një stacion metroje në qendër të kryeqytetit rus, duke mbajtur në dorë një kokë njeriu të prerë.

Gruaja ishte e veshur me të zeza dhe kërcënonte se do të hidhej në erë.

Stacioni u rrethua dhe gruaja u bllokua nga agjentët e policisë, të cilët i vunë pranga.

Sipas mediave ruse, koka që gruaja mbante në dorë i përkiste një fëmije, vajzë, e identifikuar me emrin Nastya M.

Në mëngjes, agjentët ishin thirrur për një zjarr në një godinë dhe kishin gjetur trupin pa kokë të fëmijës, e moshës 3-4 vjeç.

Mediat ruse raportojnë se, gruaja i kishte vënë zjarrin apartamentit ku po kurohej e mitura, pasi i kishte prerë kokën.

Motivet e veprimit të saj janë ende të paqarta. /albeu.com/


Shtuar më 29/02/2016, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori