Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Horror në kufirin Greqi-Turqi, gjenden tri femra të masakruara
Pëlqej
Tri femra, origjina e të cilave ende nuk dihet, janë gjetur të vdekura në Greqi, pak metra larg lumit Evros në kufi me Turqinë.

Siç raportojnë mediat helene, ato janë të moshës 15-30 vjeç, duke hedhur edhe dyshime se mund të jenë nëna dhe dy vajzat e saj.

Ato kishin plagë në trup, dy prej tyre ishin të lidhura me njëra tjetrën, ndërsa tjetra ndodhej disa metra larg.

Pranë tyre është gjetur edhe një thikë, e cila zakonisht përdoret nga gjuetarët.

Arma e ftohtë është dërguar në laboratorët mjeko-ligjorë, për të zbuluar gjurmët e gishtave.

Ndërsa fakti që njëra prej tyre nuk ishte e lidhur përbën një tjetër mister, shkruan Protothema, përcjell bw.

Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e përdhunimit dhe më pas vrasjes.

Trupat e tri femrave janë gjetur 50 metra larg kufirit, një vend që përdoret për kalimin e emigrantëve të paligjshme.

Kjo i bën oficerët e policisë të dyshojnë se mund të bëhet fjalë për gra emigrante që donin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi, ndoshta për të kërkuar azil.

Shtuar më 11/10/2018, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori