HORROR / Gruaja fshehu gjashtë foshnje të vdekura në dollap (FOTO LAJM)

Andrea Giesbrecht është dënuar nga gjykata kanadeze pasi është shpallur fajtore për vrasjen e gjashtë fëmijëve të saj, ndërsa eshtrat e tyre janë gjetur në një dollap.

Giesbrecht nga kryeqyteti i provincës kanadeze Manitoba ka fshehur shtatzënitë e saj në mënyrën më mizore, ndërsa gjykatsi ka bërë me dije se provat e paraqitura nuk lënë asnjë dyshim për aktin makabër të gruas.

Giesbrecht u arrestua menjëherë pas zbulimit të eshtrave të foshnjave të vdekura, ndërsa hetuesit nuk kanë arritur që me saktësi të zbulojnë shkakun e vdekjes së tyre apo nëse ndonjë nga foshnjat kishte lindur i gjallë.

Nga e gjithë ngjarja, sipas ppolicisë, hetuesit kanë gjetur brenda dollapit edhe lodra për fëmijë, batanije dhe rroba. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori