Mariupoli në rrezik, Zelensky telefonon Erdogan, ja çfarë i kërkoi Turqisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Këtë gjë ai e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku shkruan:

“Në prag të bisedimeve të tij me Putini, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, duke përfshirë Azovstal dhe shkëmbimin e menjëhershëm të trupave të bllokuar”.

Një ditë më parë, pra të shtunën, Zelensky kërcënoi se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën nëse trupat ruse do të “shkatërronin” mbrojtësit e fundit të ukrainas, të strehuar në fabrikën e çelikut.

Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy kombeve. Një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll. ku u arritën disa marrëveshje domethënëse.albeu.com


Shtuar 24.04.2022 16:57