Hope Hicks emërohet drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Trump ka emëruar Hope Hicks si drejtore të përhershme të komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Hope Hicks është një nga personat që ka punuar më gjatë me Presidentin Trump që nga koha e fushatës.

Ajo ishte caktuar në postin e drejtores së komunikimeve përkohësisht, kur zëvendësoi Anthony Scaramuccin, që u shkarkua në korrik pas më pak se dy javësh në detyrë.

Hicks ishte sekretare shtypi gjatë fushatës dhe më pas këshilltare më Shtëpinë e Bardhë. Më parë ajo kishte punuar për Organizatën Trump, përfshirë kompaninë e vajzës së tij, Ivanka Trump.

28 vjeçarja ka punësuar një avokat të Departamentit të Drejtësisë për ta përfaqësuar në hetimin për lidhjet e mundshme me Rusinë nga ana e zyrtarëve të fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori